Fshihej në zonën e "Unazës së Re", bie në pranga i kërkuari për prostitucion, ja emri

Aktualitet

tirane-policiaPolicia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Sipas Policisë, ai është Fabio Ullorja, 34 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

34-vjecari u arrestua nga Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit, me Vendimin Penal të datës 28.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 24 ditë burg, për veprat penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.

ME TE LEXUARAT