Foshnja e braktisur në Tiranë, flet gruaja: Ishte lënë në shi, po vdiste urie

policia2015Një foshnje 1-muajshe e seksit femër është gjetur dje pasdite e braktisur në kryeqytet në rrugën “Arkitekt Sinani”. Foshnja u gjet nga shtetasja Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228 .
Ajo po dilte bashkë me dy vajzat e saj në një kafene pranë shtëpisë së tyre, shkruan “Report TV”.

”Ishte ora 8, derisa erdhën ato. Morëm policinë, pas policisë erdhi dhe ambulanca. Ta çojmë në maternitet thashë, merreni se nuk kam ku ta çoj unë e shpëtova për momentin se ndonjë qen apo mace mund ta hante. Fëmija ishte mbështjellë dhe qante se e kishte marrë uria për të ngrënë. Shi ishte, ishte lagur fëmija”, tregon ajo.

Kliko per me shume info

Ata kanë njoftuar policinë ku kjo e fundit pasi ka marrë fëmijën e ka dërguar atë në maternitetin “Mbreteresha Geraldine’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here