Flota shqiptare, në Egje. Anija “Oriku”, në misionin e NATO-s, flet kapiteni

orikuuAnija “Oriku”, e para në historinë e flotës detare shqiptare, do të marrë pjesë së bashku me ekuipazhin e saj në operacionin e NATO-s në detin Egje, në mesin e muajit nëntor.

Monitorimi, njohja e situatës në rajon dhe lufta kundër terrorizmit janë qëllimet e operacionit të NATO-s në Egje. 21 shqiptarët e ekuipazhit të anijes, me në krye kapitenin e rangut të tretë Ilir Çobo, kanë vite që stërviten dhe trajnohen paralelisht me modernizmin e mjeteve dhe pajisjeve për të mbërritur në këtë ditë, për të qenë të barabartë me vendet e NATO-s.

“Nuk ka qenë një detyrë e lehtë. Koha për t’u përgatitur, dokumentacioni përkatës, situatat, njohja e efektivit, përgatitja e tyre morale, sepse kjo ka të bëjë shumë gjatë një stërvitje të tillë. Jemi në fazën kur mund ta shprehim me siguri të plotë se jemi gati për të marrë pjesë si të barabartë në operacion. Ndërkohë është krenari që ne, një ekuipazh shqiptar me një anije shqiptare të përfaqësojnë sa më denjësisht vendin në operacione të tilla, për të kontribuar për sigurinë. Duhet të kemi parasysh se vijmë me historinë e të qenit konsumatorë të sigurisë, ndërsa tani kalojmë në fazën tjetër të të qenit kontribues për sigurinë”, tha kapiteni Ilir Çobo.

Me një autonomi prej 6 ditësh lundrimi në det të hapur, anija “Oriku”, përveç monitorimit të hapësirës detare në kuadër të operacionit të NATO-s, është certifikuar edhe për të ndërhyrë në raste emergjencash, kur konstatohen mjete që transportojnë klandestinë.

“Në qoftë se ne rastisim një mjet që nuk ndodhet në emergjencë, pra nuk rrezikohet jeta e njerëzve, jemi të detyruar të njoftojmë anijen komandë e përmes tyre njoftohet Roja Bregdetare e shteteve përkatëse, të cilat kanë përgjegjësinë territoriale. Më pas vijnë ata për t’i marrë në bordin e tyre. Në rast se kemi persona të cilëve u rrezikohet jeta, jemi të detyruar të japim ndihmën e parë, ndërkohë që ata i dorëzojmë pranë autoriteteve të vendit që i përkasin ujërat terrotoriale. Kapacitetet janë për mbrojtjen e anijes, jo për sulme ndaj anijeve të tjera. Për këtë janë të montuara dy mitrolozë në bord, përveç armatimit personal të efektivit, i cili kohët e fundit është modernizuar”, shton më tej kapiteni Çobo.

Si çdo herë e parë, ky operacion do të kujtohet gjatë nga ekuipazhi dhe flota detare shqiptare, por njëkohësisht është edhe një provë reale, që tregon se Shqipëria, të paktën në fushën e mbrojtjes, është shumë më pranë standardeve të vendeve të aleancës./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...