Flini shëndetshëm, mjekët këshillojnë këto mënyra…

UntitledNjë gjum i rehatshëm është gjithmonë një ilac perfekt për të kaluar një ditë të qetë. PRa, nëse keni fjetur mirë, nuk do të keni ankesa për dhimbjen e trupit dhe dita do t’ju shkojë fjollë, dhe në të kundërt. Sipas studimeve e fjetura më e mirë është:
Të fjeturit të shtrirë në shpinë
Kjo është më e përsosura nga të gjitha pozitat, përveç nëse keni probleme të mëdha me gërhitjen. Me këtë pozitë mund ta parandaloni dhimbjen në qafë dhe shpinë, si dhe mund t’i zvogëloni rrudhat, transmeton Telegrafi.
Të fjeturit në anën e majtë apo të djathtë
Edhe pse kjo pozitë është e dëmshme për gjokset dhe fytyrën, kjo e zvogëlon gërhitjen dhe zbaticën acide. Kjo pozitë është më e mira për gratë që janë shtatzënë.
Të fjeturit në pozitën fetale
Edhe kjo pozitë është e dëmshme, përveç nëse jeni shtatzënë. Kjo pozitë i rritë dhimbjet e nyejve nëse vuani nga artriti dhe mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.
Të fjeturit në bark
Nëse kjo është pozita juaj e preferuar, atëherë është koha ta ndryshoni. Të fjeturit në stomak shkakton dhimbje në nyej dhe muskuj. Pasi që koka është e vendosur në një anë, kjo shpin në dhimbje të qafës. Veç kësaj, ju nuk keni pozitë neutrale të shpinës dhe kjo nuk është aspak e mirë për shpinën. /Telegrafi/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

Një i moshuar është kthyer në një hero për banorët e Wuxi ...