Flet për herë të parë nga arratia ”Escobari i Ballkanit”: Akuzat politike, bëj jetë të thjeshtë

klement-balili“Kam lexuar se më kanë pagëzuar ”Escobar i Ballkanit”, por unë jam i habitur se askush nuk ka ka bërë hulumtime serioze për të zbuluar mënyrën time të jetesës. Si mund të quhesh ” Escobar Balkan ”kur zgjohesh që në orën 6 për të punuar tek Ministrinë e Transportit në Sarandë, për tetë orë me një rrogë modeste. Unë bëj një jetë familjare si mijëra shqiptarë të tjerë pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht nuk kam shtëpi luksoze?”.

Është kjo një nga deklarata që ka bërë Klement Balili për mediat greke, i akuzuar si ”Escobari i Ballkanit”. Për ish zyrtarin e transporteve të Sarandës ka një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa akuzohet si koka i një grupi kriminal për trafikun e 700 kg kanabis të kapur nga autoritetet greke, si dhe për 1.6 ton, po kanabis, të kapur një javë më parë.

Në operacionin ku morri pjesë dhe DEA, Balili është etiketuar si një person kyç në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, e më pas në vendet e Evropës Perëndimore.

Ish zyrtari i transporteve, i cili ka marrë një nga avokatët më të të mirë në Greqi, Alexis Kougias, thotë se policia greke nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Ai thotë se vëllezërit e motrat janë pronarët e hoteleve në Sarandë, që janë blerë me kreditë e ligjshme nga bankat austriake dhe shqiptare.

“E gjithë historia, siç e kam lexuar atë nga avokati im, zoti Alexis Kougias, është se nuk ka prova kundër meje. Është vetëm një skenar i ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia dhe bazuar në kontakt tim të telefonit, për një çështje krejtësisht pa lidhje, me një personat aktualisht e përfshirë në këtë rast.

Unë jam i sigurt se disa anëtarë të Policisë kanë ndërtuar këtë rast, në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo për shkak se një anëtar i familjes sime, përkatësisht nipi im është një anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri. Kjo bëhet e gjitha për të më shfrytëzuar politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. mire e ke koka palar se me ate fto qe kishe dale para ca kohesh si shofer kamjoni normal qe nuk je ESKOBAR se nuk munde te jesh , je thjesht nje kok palaqe agje m,e shume ,

  2. Kujt im plasi trapi per ty, nje shqipri e ter po vdes ti na qan, te shkretet ne si do tja bejm per ty vetem $300 milion te fundit te kan ngelur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...