E përdhunuan në Itali, flet shqiptarja: Nuk qava pasi më droguan, ata ishin…

besjana-perdhunuar-italiVendosi të fliste dhe aspak të heshte për përdhunimin që ju bë disa muaj më parë. Madje në Itali, disa herë janë organizuar dhe protesta, ku u kërkonte drejtësi dhe masa ndaj rumunëve.

Fjalën e kemi për Besjana Kosturi, vajza shqiptare që përjetoi një situatë të tmerrshme pak muaj më parë në Itali, ka folur rreth kësaj teme të dhimbshme.

Kliko per me shume info

Një personazh mediatik si ajo, që nuk frikësohet dhe ka mbështetjen e familjes për të ndarë historinë e saj, sot ka rrëfyer dicka të madhe.

E ftuar në studion e Rudina Magjistarit në tv Klan, Besjana Kosturi ka treguar momentet se si u përdhunua nga dy rumunë në Itali, të cilët ishin të dehur.

Ajo ka theksuar se nuk ka qarë, por bisedoi me dy agresorët në mënyrë që ata të mos e vrisnin.

“Më dhanë drogë për të pirë, por ka qenë një luftë me nervat e mia, pasi kam ruajtur gjakftohtësinë, sepse ata vetë ishin të droguar. Unë nuk fillova të bërtisja apo të qaja. Fillova të bisedoja, që ai të qetësohej. Dua të shkruaj një libër për ato vajza që kanë përjetuar këto situata dhe si të dalin prej tyre. Këta njerëz pavarësisht se janë të droguar, ndjenjë frikë dhe nëse ke përdhunuar një vajzë do shkosh në burg, ndaj ata mund të më vrisnin”, tha Besjana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.