Fiton Interi, nuk ndalen Schalke 04 dhe Shakthar

inter2016Inter është rikthyer te fitorja pas plot një muaji, duke mposhtur 1-0 mes shumë vështirësive anglezët e Southamptonit. Një frymëmarrje edhe për Frank de Boer, i cili duket se po jep shenjat e para të shpëtimit të pankinës.

Antonio Candreva dhe Samir Handanovic mbajnë në lojë Interin. Falë një goli të bukur të ish lojtarit të Lazios dhe disa superpritjeve të poriterit slloven, zikaltërit fituan me rezultatin 1-0 ndaj Southamptonit në San Siro një ndeshje shumë të vështirë.

Kjo ishte fitorja e parë për Interin në grupin K, me trajnerin Frank De Boer që tashmë mund të marrë frymë lirisht, por kriza nuk ka kaluar ende sepse përballë formacionit të Claude Puel, zikaltërit ishin me fat, me Interin që luajti një ndeshje aspak të mirë. Pas një pjese të parë shumë pozitive të skuadrës angleze, Interi arriti të ndëshkonte Southamptonin në minutën e 67-të. Davide Santon me një top të ulët gjeti të lirë brenda zone Antonio Candrevan goditja e të cilit ishte aq perfekte saqë fshiu edhe merimangat nga porta e Forster.

10 minuta më pas Brozovic i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri De Boer la Interin me një lojtar më pak duke ia bërë gjërat më të vështira por zikaltërit ja dolën të rezistonin deri në fund duke marrë tre pikë me shumë vlera. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sparta e Pragës bëri surprizën duke fituar me një gol të Pulkrab brenda në Izrael ndaj Hapoel Beer Shevës.

Në grupin G spektakël dhe gola në sfidën e zhvilluar në Balaidos mes Celta Vigos dhe Ajaxit. Përfundoi gjithcka në barazim 2-2 edhe pse miqtë kaluan dy herë në avantazh. Për Ajaxin shënuan Ziyech dhe Younes ndërsa për Celta Vigon, Fontas dhe Orellana. Me të njëjtat shifrat u mbyll dhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Standartit të Liezhit dhe Panathianaikos. Grekët e panë veten në avantazh të dyfishtë me golat e kolumbianit Victor Ibarbo, por skuadra belge barazoi shifrat falë finalizimeve të Junior dhe Belfodil.

Në grupin H, Shakthar Donetsk hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit me fitoren e thellë 5-0 ndaj belgëve të Gent. Kovalenko, Ferreira, Bernard, Taison dhe Malyshev ishin autorët e golave për ekipin ukrainas që koleksionoi fitoren e tretë në po kaq ndeshje. Në sfidën tjetër të grupit, Konyaspori barazoi 1-1 me Bragën. Milosevic u dha epërsinë vendasve ndërsa Hassan shënoi për miqtë. U aktivizua në 45 minutat e dyta të këtij takimi edhe Alban Meha.

Në grupin I, Schalke 04 nuk di të ndalet. Një gol i ukrainasit Konoylpianka në minutën e 11-të u mjaftoi gjermanëve për të mposhtur me rezultatin 0-1 Krasnodarin në transfertë. Me të njëjtat shifra dhe falë një goli të Plea Nice kaloi Salzburgun dhe tashmë ka shanse për tu kualifikuar.
Në grupin J, ligjin e bën Fiorentina. Vjollcët e Paulo Souzës falë një dygolëshi të Kalinic dhe finalizimit të Babacar triumfuan me shifrat 1-3 në transfertën ceke përballë Slovan Liberec. Në takimin tjetër të këtij grupi Qarabagu me Ansi Agollin në formë të shkëlqyer kolekisonoi fitoren e parë pasi mundi 2-0 Paokun e Selanikut. Golat për skuadrën azere u shënuan nga Quintana dhe Amirguiliev.

Në grupin L dhe atë të fundit, Villareali vazhdon të qëndrojë në krye falë edhe barazimit 2-2 që arriiti ndaj Osmanlisporit në transfertë. Turqit në pak sekonda shënuan dy herë me rumunin Rusescu, por Ndiaye dhe Pato me golat e tyre në pjesën e dytë i dhanë një pikë nëndetses së verdhë. Pa Armando Sadikun dhe Burim Kukelin, Zurich mori një pikë përballë Steauas. Në Bukuresht përfundoi gjithcka në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Golubovic ndërsa Kone, 4 minuta përpara fundit barazoi shifrat./superport

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...