Fitimet e Samsung pikiatë, bien më shumë se 30 për qind

samsung2016Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung ka parë rënie të fitimeve, pasi ka ndaluar të prodhojë smartfonin Galaxy Note 7.

Fitimet midis korrikut dhe shtatorit kanë rënë për 30 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë ka ndaluar të prodhojë Note 7 pas raportove se bateritë e tyre kapen në flakë.

Tërheqja nga tregu e Note 7, i cili konkurron me iPhone të kompanisë amerikane Apple, është parë si goditje për reputacionin e kompanisë për cilësi dhe besueshmëri.

Samsung tha se njësia e tij e telefonave mobilë do të fokusohet tani në “zgjerimin e shitjeve të produkteve të reja dhe në rikthimin e besimit të konsumatorëve”./rel

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FOTO/ Kjo është “bisha” e re e Mercedes-Benz

Mercedes Benz njihet nga të gjithë si një nga kompanitë më të ...