“Fiks Fare”, aksione antihashash me makina të bllokuara

polici-fierMungesa e mjeteve logjistike për luftën kundër kanabisit ka detyruar policinë e Fierit deri aty sa të përdorë makinat e bllokuara për shkelje administrative. Pikërisht kjo i ka ndodhur një qytetari nga Fieri, i cili ankohet se vetëm pak kohë pasi është bllokuar mjeti i tij për mungesë dokumentacioni, është nxjerrë në lëvizje me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit.

I zoti i makinës, Fabiol Lushka, tregon në një intervistë për Fiks Fare se mjeti i tij është bllokuar nga policia në muajin maj të këtij viti, pasi ishte pa dokumentacion dhe i pajisur me targat e makinës tjetër, që posedohet po prej tij. Vetëm pak ditë më vonë, ai është telefonuar nga njerëz të ndryshëm, pasi makina e tij, me targat e makinës tjetër, ashtu siç është bllokuar, është parë nëpër parcela me kanabis.

Ai kërkon të dijë sesi ka ndodhur kjo dhe pse duhet përdorur makina e tij dhe me targat e tij nga policia. “Më pyesin njerëzit nëse kam filluar punë me antidrogën, sepse shohin makinën time që e përdor policia. Më kërkojnë llogari se çfarë do makina ime në arat e tyre”, tregon Lushka gjatë intervistës për Fiks Fare.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me të në polici për t’u interesuar mbi fatin e makinës. Punonjësit e policisë i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën dhe asnjëra zyrë nuk arrin që të japë një përgjigjje të saktë. Ata pranojnë vetëm faktin se mjeti nuk mund të dalë në qarkullim pa urdhrin e prokurorit. Në këto kushte Fiks Fare u interesua edhe në Prokurori për të mësuar mbi fatin e makinës, por edhe atje na kërkojnë të paraqesim një kërkesë zyrtare për të na treguar se ku ndodhet dhe ku ka përfunduar.

Pas një muaji sorollatje, Fiks Fare kontakton me Policinë e Fierit, e cila më në fund na tregon se ku ka përfunduar makina e bllokuar. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Artan Osmani shpjegon se mjeti, brenda të gjitha procedurave ligjore dhe me urdhër të Ministrisë së Brendshme ka kaluar në pronësi të Drejtorisë së Policisië Fier. Por, sipas tij, ky mjet nuk mund të qarkullojë me targat që ka pasur ditën kur është bllokuar, pasi ato janë tërhequr dhe nuk ndodhen aty. Madje, ai i tregon targat që janë brenda në dosje.

Por, nga verifikimi i kryer nga Fiks Fare rezulton se ky mjet ka dalë po me ato targa në qarkullim. Makina është çuar në një servis, pasi nuk ndizej. Pronari i servisit tregon se makina është çuar me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit dhe nuk i janë hequr targat, por ka dalë në qarkullim me të njëjtat targa, të cilat janë në pronësi të qyetarit, pasi i përkasin makinës tjetër që ai zotëron. Pra makina ka dalë në qarkullim për llogari të policisë me targat që i parkasin qytetarit, veprim që sipas shefit të Komisariatit Rrugo është i ndaluar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...