Policia Rrugore në Fier pezullon 39 patenta, drejtuesit kaluan shpejtësinë mbi 100 km/h

Kliko per me shume info

UntitledPolicia e Shtetit vijon angazhimin e saj për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Sot gjithë specialistët e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit kanë zbritur në qarqe. Dy drejtuesit Ervin Dervishi e Erjon Ahmetaj kanë qenë sot në qarkun Fier në monitorimin e situatës.

Kliko per me shume info

Me dy radarë po operohet në rrugën interurbane Lushnje-Fier dhe në aksin Levan-Tepelenë.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi.

Megjithëse shpejtësia maksimale e lejuar në këto dy rrugë është 90 km/orë, shumë drejtues mjetesh kanë qenë gati me dy fish shpejtësi. Për specialistët e Rrugores 150 km/h është shpejtës, e pa tolerueshme dhe burim i sigurt aksidenti.

Po kështu janë evidentuar raste të këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat duke kaluar nga një krah në tjetrin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të drejtuesve të mjeteve.

Policia iu bën apel drejtuesve dhe qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe duke mbrojtur kështu jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.