Si u mashtrua biznesmeni që dha 200 mijë euro për një Ferrari që se pa kurrë

Kliko per me shume info

ferrari-dino
Foto Ilustruese

Një sipërmarrës gjerman, 58 vjeçar, pronar i një kompanie makinerish industriale, është mashtruar një ditë më parë duke i marrë jo pak, por 200 mijë euro.

Biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkuar dje në një hotel në Padova, Itali, ku e kishte lënë të takohej me një person me të cilin kishte nisur një tratativë që në muajin gusht.

Kliko per me shume info

Biznesmeni gjerman do t’i shiste këtij personi disa makineri të kompanisë së tij.

Në marrëveshje ishte vendosur që biznesmeni gjerman do të blinte për 200 mijë euro një makinë Ferrari Testarossa, që e kishte personi me të cilin ai po negocionte.

Pasi kanë firmosur kontratën në hollin e hotelit dhe biznesmeni i ka dorëzuar 200 mijë euro në kartëmonedha 100 euro shitësit, ky i fundit është larguar për disa minuta duke përdorur një justifikim.

Minutat janë kthyer në orë dhe shitësi i supozuar i Ferrarit është zhdukur pa lënë gjurmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.