Alex Ferguson zbulon fituesin e Topit të Artë

fergusonSir Alex Ferguson është i bindur se ylli portugez do të shpallet futbollisti më i mirë i botës për vitin 2016.

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, pas triumfeve me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Portugalinë në Euro 2016.

I bindur se Ronaldo do ta fitojë këtë çmim është edhe ish-trajneri i tij Alex Ferguson, i cili thotë se me arritjet që ka pasur CR7 gjatë këtij stinori askush nuk mund t’i afrohet.

“Të arriturat e Cristianos gjatë këtij viti janë të mrekullueshme, që askush nuk do të mund ta kalojë”, ka thënë Fergie për gazetën Marca.

“Nuk e shoh askënd para tij, duke e ngritur trofeun e Topit të Artë”. Ferguson gjithashtu ka lavdëruar përkushtimin e Ronaldos që ka në punë dhe kjo sipas tij e bën atë më të mirin e botës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...