Femrat dhe melodrama! Ja cfarë i bashkon ato

UntitledNjë tjetër hulumtim ka ardhur për femrat dhe melodramën e tyre. Studim i bërë nga Universiteti Oksfordit, të parit një film prekës me të dashurën tuaj ju bashkon, por edhe shton rezistencën ndaj dhembjes. Arsyeja është fakti që në situata të tilla në trup lirohet endorfina, kimikat i fuqishëm që ka ndikim të ndihemi mirë. Ata kanë intervistuar dy grupe, grupi i parë ka shikuar filma dokumentarë, ndërkaq i dyti melodrama. Para dhe pas projeksioneve, që të gjithë kanë pasur për detyrë që me gjunjë të lakuar të mbështeten për mur dhe sa më gjatë të qëndrojnë në atë pozitë të pakëndshme. Ata që kanë shikuar filma të pikëlluar, kanë qëndruar në atë pozitë madje 13 për qind më gjatë se sa para shikimit të filmit. Grupi që ka shikuar dokumentarët në përpjekjen e dytë kanë qëndruar 5 për qind më pak. Pyetësorët kanë treguar që pjesëtarët e grupit të parë kanë ndier emocion më të fuqishëm dhe afërsi më të madhe me njerëzit rreth vetes se sa ata të cilët kanë shikuar filma dokumentarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here