Kapen dy femrat shumë të rrezikshme, ja vepra kriminale që bënin

Aktualitet

emigranteDy femra greke të dyshuara për trafikim të një grupi të refugjatëve sirianë, nëpër kufirin malor me Shqipërinë janë vënë në pranga të policisë.

Të dyshuarat janë zbuluar një ditë më parë në rajonin kufitar verior, Kastoria, Greqi, teksa drejtonin dy makina me gjithësej 18 sirianë, përfshirë 6 fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se refugjatët kishin planifikuar ta vazhdonin udhëtimin nga Shqipëria drejt një vendi të paspecifikuar të Evropës lindore.

Afro 60 mijë refugjatë dhe migrantë të tjerë, janë të bllokuar në Greqi, pasi disa kufij të së ashtuquajturës “Rrugë Ballkanike” janë mbyllur në fillim të këtij viti.

Të gjithë ata kanë hyrë nga Turqia dhe fillimisht kishin planifikuar të kalonin në vendet e zhvilluara evropiane.

Shumë prej tyre i pagujnë bandat për kontrabandimin e tyre në pjesën veriore nëpër Maqedoni ose Bullgari, ndërsa Shqipëria ishte opsion më i rrallë. (REL)

ME TE LEXUARAT