Femra, kanceri në vezore ka disa simptoma të dukshme, mos i anashkaloni!

UntitledSimptomat e hershme të kancerit të vezoreve janë të paqarta dhe mund të përfshijnë nevojën për të urinuar shumë dhe parehatinë në bark.
Ndonëse shfaqet më së shumti në moshat e shtyra, kanceri i vezoreve është një kërcënim për të gjitha grupmoshat e femrave, pasi identifikimi i simptomave dhe diagnostikimi është mjaft i vështirë.
Është një sëmundje e përhapur në të gjithë botën, por më e zakonshme në vendet e industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve nga kanceri i vezoreve ndodhin në gratë midis moshës 55 dhe 74 vjeç dhe afërsisht një e katërta e vdekjeve ndodhin në gratë midis 35 dhe 54 vjeç.
Rreziku rritet me moshën dhe ulet me numrin e shtatzënive.
Sipas mjekëve, më të rrezikuara janë gratë me histori familjare të kancerit të gjirit, edhe pse ky lloj kanceri mund të shfaqet edhe në raste të tjera.
Mjekët po ashtu pohojnë se janë veçanërisht dy simptoma që nuk duhen injoruar kurrsesi dhe që mund të jenë tregues të kancerit të vezoreve:urinimi i shpeshtë dhe fryrja e vazhdueshme abdominale (e barkut).
Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut.

Nëse përjetoni çdo ditë presion dhe fryrje në pjesën e barkut dhe ndieni nevojën për të urinuar shumë më tepër se zakonisht, duhet të bëni patjetër një kontroll.
Këto shenja mund të mos jenë domosdoshmërisht kancer, por sipas statistikave, pjesa më e madhe e grave të diagnostikuara me kancer të vezoreve, kanë raportuar këto simptoma.
Nuk ekziston asnjë mënyrë efektive për të zbuluar herët kancerin ovarian. Pap testi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e hershme të kancerit, por ai nuk zbulon kancerin ovarian. /Telegrafi/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

7-vjecarja

E pabesueshme/ 7-vjeçarja e vret drerin me snajper, reagimi saj do t’ju prekë(Video)

Një ngjarje e rrallë është raportuar në Teksas. Mësohet se 7-vjeçare e ...