E rrallë/ Ky fëmijë lindi me zemrën jashtë kraharorit

Kliko per me shume info

femijaaNjihuni Kieran Veitz, vajzën 1 vjeçare e cila ka lindur me zemrën, mëlçinë dhe zorrët jashtë trupit.

Mjekët e dalluan për herë të parë këtë gjendje super të rrallë kur prindërit e saj, Caitlin dhe Brian shkuan për një vizitë rutinë, kur gruaja ishte 20 javëshe shtatzënë.

Kliko per me shume info

Imazhet e ekos treguan një bebe tepër të vogël dhe pak më tutje një zemër që rrihte, jashtë kraharorit.

Kjo do të thoshte se sapo Kieran të lindte, ajo do të futej menjëherë në sallë të operacionit, për një ndërhyrje tepër komplekse, që do t’i rikonfiguronte të gjithë trupin.

Për t’i dhënë shpresë për mbijetesë, mjekët në Klinikën Mayo, në Minesota të SHBA, nisën të punon në një metodë të re, duke përdorur imazhe 3D. Kjo i dha atyre mundësinë që të kishin një model anatomik të detajuar të trupit të Kieran, në mënyrë që të ndërhynin me shpejtësi sapo ajo të lindte.

60 mjekë, nga 12 grupe të ndryshme ishin të pranishëm në sallë për të futur zemrën në kraharorin e të voglës, që ishte prioriteti kryesor, por në të njëjtën kohë një mision tepër i rrezikshëm.

Fatmirësisht, Kieran i shpëtoi operacionit, megjithatë ajo qëndroi në kujdes intensiv për 4 muaj.

Sot ajo është 18 muajshe dhe në të ardhmen do të duhet të përballet me operacione të tjera, megjithatë, prindërit e saj janë tepër të lumtur për mënyrën sesi shëndeti i vajzës së tyre është përmirësuar./tvklan.al

kieran1

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here