Mori 18 mijë euro rryshfet, burg pa afat në mungesë oficerit Fatos Lushi

Aktualitet

rryshfeti12Burg pa afat ne mungese ndaj oficerit te policise gjyqesore Fatos Lushi i cili mori 18 mije euro rryshfet. Diten e sotme, me kerkese te prokurorise, Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” oficerit të prokurorisë Fatos Lushi tashmë të shpallur në kërkim.

Gjyqtari i gatshëm i caktoi këtë masë sigurie pasi nbdaj oficerit Lushi është ngritur akuza “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria tha ne gjykatë se Fatos Lushi është denoncuar në emisionin investigative STOP në TVKLAN, duke marr një shumë prej 18 mijë eurove shtetasit G.Manollari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit, kishte vendosur ta filmonte kërkesën e oficerit Lushi për të dorëzuar parat që llogaria e tij bankare me vlerë 150 mijë euro të zhbllokohet. Të gjitha veprimet dhe takimet, mes oficerit Lushi dhe denoncuesit Manollari janë filmuar deri edhe te moment I dorëzimit të parave prej 18 mijë eurovë ne makinën e denoncuesit.

Pas paraqitjes se kronologjisë së ngjarjes, prokurori kërkoi që ndaj Fatos Lushit të caktot masa e sigurisë arrest me burg, pasi edhe i është shmangur drejtësisë. Ndaj Lushit, tha prokurori është ngritur zyrtrarisht akuza e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nëse gjykata e gjen fajtor oficerin Lushi për këtë vepër penale, i dyshuarri rrezikon një dënim nga 6 muaj deri 3 vjet heqje lirie. Ky vendim, mësohet se i është dorëzuar policisë së shtetit dhe zyrës së Interpolit për të shpall në kërkim shtetasin Fatos Lushi.

Nga ana tjetër, burimet thonë se hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar të gjithë ngjarjen, ku pritet edhe marrja e dëshmisë së denoncuesit G.Manollari, i cili ka filmuar të gjitha veprimet kriminale të oficerit Lushi.

Për këtë çështje, është pezulluar nga detyra edhe prokurori Ardian Braho, në emër të clilit oficeri Fatos Lushi ka marrë edhe shumën prej 18 mijë eurove.

Deri më tani, ndaj prokurorit nuk ka një akuzë konkrete, pasi edhe marrja e tij në pyetje është bërë me cilësinë e deklaruesit.Prokuroria ka deklaruar se po verifikohet edhe pasuria e oficerit të shpallur në kërkim prej disa ditëve.

Nga ana tjeter eshte bere edhe shpallja ne kerkim e Fatos Lushit, i cili nga sistemi TIMS nuk rezulton qe te kete dale jashte Shqiperise.

ME TE LEXUARAT