Fatmir Limaj: Nuk po përballem me drejtësinë por me organet e përndjekjes

Kryetari i Nisma-s, për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se të gjitha gjykimet ndaj tij, fatmir-limaj2014 vërtetuar se ai është i pafajshëm. Limaj ka thënë, se ai më nuk është duke u përballur më drejtësinë, por me organet e ndjekjes. Limaj në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se është hera e fundit që flet, pasi që kjo nuk ka lidhje me drejtësinë.

Ai ka thënë, se ka dhënë shembull për të respektuar ligjin. Ai ka deklaruar se asnjëherë s’ka thyer ligjin. Sipas tij, vendimet e gjykatave janë për tu pranuar, por se tani janë bërë boll. “Unë jam i gatshëm me u përball me drejtësi, unë jam përball organeve të ndjekjes, deri kur u shkon nuk e di, por jam duke u ballafaquar me ato organe të ndjekjes”, ka thënë ai.

Limaj ka bërë të ditur se nga aktakuza që e ka parë, ky rast është zhvilluar tri herë, dhe hetimet ndaj tij janë mbyllur pasi që nuk ka pas prova. Sipas tij, kjo lëndë është bartur, nga UNMIK-u, Haga dhe EULEX-i. “Për zotin Limaj nuk ka prova që është i zhvilluar për rastin konkretë, kështu shkruhet;, ka thënë Limaj në RTK. Ai ka thënë se hetimet për këtë rast, janë nën nivelin e vitit 2001. “Akuza thotë, akuzohej, se nuk keni parandaluar vrasjet që kanë ndodhur në një fshat të rajonit, që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se i vjen keq që tragjedia e atyre familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, të shfrytëzohet për qëllime tjera dhe të persekutohen të pafajshmit. Limaj ka thënë se për 15 vite, ka pasur persekutim ndaj tij, pasi që ai ka pasur mbi 15 gjyqtarë që janë marrë më të. “Gjithë kontributi im tani e tutje, do të jetë shteti ligjor”, ka thënë ai. Sipas tij njerëz të caktuar kanë marrë shtetin në dorë, dhe grupe të tilla po shkelin ligjin.

Limaj ka thënë se duhet shikuar se kush janë ata persona që merren me drejtësinë në Kosovë. “Duhet që të jemi të qartë, se ata persona që kanë punuar në sistemin e Millosheviqit, të mos jenë më në sistemin e drejtësisë. Unë kam dhënë propozim që ata që kanë punuar në atë sistem, qoftë gjyqtarë, ose prokurorë, të mos punojnë më në sistemin e Kosovës, pasi që nuk kanë kredibilitet”, ka thënë ai.

Limaj: Duhet mbahen zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Nisma-s, për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza, janë zgjedhjet e parakohshme dhe të lira. “Rezultate zgjedhore, do të prodhojnë rifreskim, Kosova ka nevojë që të mbahen zgjedhjet, por duhet vullnet dhe ambient politik”, ka thënë ai. Limaj ka thënë se presin që zgjedhjet të mbahen shpejt, pasi që edhe qeveria nuk po funksionon.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kodi-kosove

ITU ia ndan Kosovës kodin telefonik shtetëror 383 më 15 dhjetor 2016

Në bisedimet që zgjaten tre ditë në Bruksel e që përfunduan sonte, ...