Fantazitë seksuale a janë normale? Studiuesit përgjigjen…

Kliko per me shume info

UntitledPjesës më të madhe të qenieve njerëzore u ndodh që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen, ose thjesht të kenë një fantazi seksuale, pavarësisht sa e mundshme është kjo.
Sipas një studimi të bërë në Kanada me 1500 meshkuj dhe femra, meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore.

Femrat, gjithashtu fantazojnë, por pa dashur që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Kliko per me shume info

Përsa u përket “devijimeve”, kërkuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi seksuale më shumë se një femër. Profesor Joyal, drejtuesi i këtij studimi në Montreal, tha se kishte më shumë fantazi të zakonshme sesa fantazi “të çuditshme”.

“Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të përkufizohen të çuditshme, apo jashtë normales, por nga kërkimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale. Në të kundërtën nga meshkujt, femrat nuk do të dëshironin që fantazitë e tyre të bëheshin realitet”, tha Joyal.

Ai shtoi se “femrat përgjithësisht fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë, ndërsa meshkujt përgjithësisht kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore”.

Pjesa më e madhe e femrave të intervistuara (60 për qind) imagjinonin që të lidheshin nga partnerët e tyre, ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërsa, meshkujt imagjinonin të shkonin në shtrat me dy femra njëkohësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.