U hodhën nga pallati mes flakëve, familjarët shqiptarë rrëfejnë tmerrin

familja-italiDyshimet se pas zjarrit që përfshiu në flakë banesën e shqiptarëve në Itali e la të lënduar 7 persona, mes të cilëve 4 fëmijë, mund të jetë një zjarr i qëllimshëm e bën edhe më dramatike situatën.

Kështu e nisin mediat italiane raportimin lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë, kur familja shqiptare Skuka, babai, nëna, katër fëmijët dhe xhaxhai u hodhën nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit, por disa prej tyre përfunduan me lëndime në spital.

Sipas hetimeve të policisë, gjithçka ndodhi rreth orës 23.40 të së mërkurës, kur në banesën e katit të parë të ndërtesës, marrë me qira nga një rumune shpërtheu flaka.

Babai i familjes, Artan Skuka, 41-vjeç, punëtor, vëllai i tij, Rolandi 31-vjeç dhe gruaja Nertila, 35-vjeç, nënë e katër fëmijëve, sapo kishin sistemuar të vegjlit në gjumë. Fëmija më i vogël, 3 muajsh dhe më i madhi vetëm 7-vjeç.

Ishte si një ëndërr, kur ata panë flakët që u shfaqën të fuqishme nga dritarja e dhomës dhe po i përpinin. Shpërthen alarmi. Instiktivisht të gjithë turren nga dera kryesore, që të arrinin shkallët e emergjencës për të dalë sa më shpejt jashtë. Në fakt, janë në kurth, pasi flakët nuk i lejojnë.

Babai, Artani, lëshon nga ballkoni një dyshek të madh, sipër tij një grumbull peshqirësh, ndërkohë që lidh mes tyre disa carcafë si litar. Do hidhen që sipër për të rënë mbi dyshek, që të mos vriten, shkruan Panorama.

Banorët nga jashtë kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, por koha nuk pret. Nertila, gruaja duhet të mbajë më të vegjlit e do të hidhet bashkë me ta. lartësia është më shumë se tetë metër. Poshtë do t’i presë babai që tashmë ka zbritur. Por, në momentin e fundit, gruaja trembet dhe nuk hidhet.

Mendohet, e ndërkohë që flakët po e pushtojnë bashkë me fëmijët, nxiton dhe gabon. Nuk bie mbi dyshek, e për pasojë dëmtohet, fraktura në krahë, një këmbë e thyer dhe një kavilje.

Mbërrijnë ambulancat dhe të plagosurit transportohen në spital. Nëna është në gjendje më të rëndë në Ortopedi, kurse fëmijët me probleme serioze për shkak të tymit dhe flakëve.

Hetimet: Policia italiane po heton lidhur me një zjarrvënie të qëllimshme, në banesën e rumunes në katin e poshtëm të ndërtesës. Pronari ka treguar se nuk ka të dhëna nëse aty ka qenë harruar ndezur ndonjë pajisje që mund të shkaktonte zjarrin, ndërkohë që hetuesit kanë gjetur shenja të dyshimta në derë, që po i shpie edhe në të tjera pista hetimi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...