“Familja kishte frikë të futej në shtëpi”, reagon Policia e Durrësit

polici durresNjë familje shqiptare e sapokthyer nga Gjermania është paraqitur në Policinë e Durrësit duke pretenduar se nuk mundej të futej në shtëpinë e tyre nga frika e hakmarrjes.

Për këtë rast ka reaguar Policia e Durrësit.

Kliko per me shume info

Policia ka sqaruar se këto familje nuk kanë më konflikt, këtë gjë e kanë konfirmuar anëtarët e familjes së përfshirë në një sherr në vitin 2010.

Blutë e Durrësit pretendojnë se familja Dajlani e ka përdorur këtë ceshtje me qëllim përfitimin e azilit në Gjermani shkruan LajmiFundit.al.

Njoftimi i Policisë Durrës

Nisur nga një lajm të publikuar në media ku pretendohet një konflikt i mundshëm midis familjes së shtetasit Dajlani dhe Miri në lagjen”Kastrioti i Ri” në Fushë-Krujë, ju bëjmë me dije se: Shtetasi Genc Dajlani, i cili ngre pretendimin në media që aktualisht ka konflikt me familjen e shtetasit Hysen Mirit, ai është paraqitur në polici dhe është pyetur rreth kësaj çështje.

Më datë 07.10.2016, Genc Dajlani është paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe më pas në Stacionin e Policisë Fushë-Krujë, për ta ndjekur rastin më hollësisht.

Shtetasi i mësipërm para Oficerit të Policisë Gjyqësore deklaron se konflikti ka lindur që në vitin 2010, për një rrugë, midis vëllait të tij dhe familjes së Hysen Mirit, kohë në cilën vetë Genci jetonte në Greqi së bashku me familjen.

Vëllai i tij, jetonte së bashku me familjen e tij dhe mamanë, njëkohësisht komshinj me familjen Miri. Në vitin 2014 Genc Dajlani është nisur për në Gjermani së bashku me familjen me qëllim për të kërkuar azil.

Pas dy viteve qëndrim është kthyer nga shteti Gjerman më datë 06.10.2016, pasi nuk plotësonte kushtet për të kërkuar azil. Dajlani pohon se unë personalisht nuk kam debatuar me familjen e shtetasit Hysen Mirit dhe nuk ka marrë asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë.

Nuk është paraqitur asnjëherë në polici për të kërkuar mbrojtje për këtë ngjarje, por kjo është hera e parë. Sipas tij që pas vitit 2012, edhe vëllezërit e tij nuk kanë më konflikt me familjen Miri dhe nuk kanë kërkuar më në vijim ndihmën e policisë.

Policia pasi ka pyetur shtetasin e mësipërm e ka trajtuar me prioritet çështjen, ku ka pyetur dhe anëtarët e familjes Miri. Këta të fundit pohojnë se konflikti është mbyllur që në vitin 2012 dhe nuk kanë më konflikt me familjen Dajlani.

Në tërësi të studimit të çështjes dyshohet se shtetasi Genc Dajlani pretendimet e ngritura në media i ka bërë me qëllim për të kërkuar azil në Gjermani.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon median për bashkëpunimin dhe kërkon që për çdo rast të dyshimtë të paraqesë një kërkesë për të marrë informacion zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.