Një fakt i frikshëm për tërmetin që tronditi Italinë

termeti-italiaaToka u drodh për disa sekonda. Epiqendra u regjistrua në Norcia, pranë Peruxhias, por preku të gjithë rajonin e Umbrias, por lëkundjet u ndjenë deri në Romë.

Fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë pasi shumë prej banorëve ishin larguar nga shtëpitë prej disa ditësh. Të paktën dhjetë persona u plagosën, por asnjë nuk është në rrezik për jetën. Disa prej tyre u nxorën nga rrënojat. Të shumta janë banesat e shkatërruara. Mes tyre edhe katedralja e Norcias. Kryebashkiaku i Ussitas tha për mediat se kishte parë me sy “ferrin”.

Kryeministri Mateo Renci u premtoi banorëve të Umbrias se burimet financiare do të gjenden dhe gjithçka do të rindërtohej nga e para. Ndërsa Papa Françesku tha se lutet për familjet e goditura nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti goditi edhe zonat e shkatërruara nga lëkundjet e Gushtit të kaluar. Komuna e Arquata del Tronto është rrafshuar plotësisht. Janë shkatërruar edhe ndërtesat që i rezistuan katastrofës së disa javëve më parë. E vetmja që ka mbetur në këmbë është Kështjella e vjetër e Arquatas.
Sipas qendrës së sizmiologjisë në Itali, epiqendra ishte në një thellësi prej 10 km. Sizmiologët thanë se lëkundjet ishin më të forta se ato që shkatërruan Amatricen dhe Accumolin mëngjesin e 24 Gushtit, duke shkaktuar rreth 300 viktima.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje e rëndë në Bullgari, shpërthen një tren, vdesin 4 persona

Një tren në Bullgari mësohet se ka dal nga shinat dhe ka ...