Fadroma zë poshtë 25-vjeçarin në Bulqizë, rëndë drejt Tiranës, ja emri

27
Kliko per me shume info

FADROMAPlagoset aksidentalisht teksa punonte me fadromë një 25-vjeçar në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu ishte duke punuar në stogjet e kromit. Mësohet se djali ka humbur kontrollin e fadromës e cila më pas u përmbys duke e zënë poshtë atë.
“Balkanweb” raporton edhe identitetin e të plagosurit, ai është Sokol Disha.

Sipas të dhënave nga vendngjarja i riu ka marrë plagë të rënda, e duke qenë se në spitalin e Bulqizës nuk i kanë dhënë shumë shpresë e kanë transportuar urgjentisht drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter.

Kliko per me shume info

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pritet të marrë në pyetje edhe familjarët e 25-vjeçarit, për të vërtetuar nëse ka qenë duke punuar me fadromë në mënyrë individuale apo për ndonjë firmë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here