Zbulohet veçoria e re e Facebook Messenger

messengerOpsioni për ruajtjen e të dhënave është duke u bërë një trend. Së fundmi, Google një opsion të tillë ka shtuar në pajisjet Android dhe Facebook, gjegjësisht aplikacionet kryesore të Facebookut.

Facebook padyshim e pëlqeu idenë, sepse duket se është duke testuar opsionin e ruajtjes së të dhënave edhe për aplikacionin Messenger. Ky opsion do të duhej të zvogëlonte sasinë e të dhënave që “konsumon” Messengeri.

Opsioni për ruajtjen e të dhënave, Data Saver, i cili gjendet në zonën e konfigurimeve (Settings), zvogëlon sasinë e të dhënave që përdoren kur shikohen fotografitë dhe videot të cilat dërgohen përmes Messengerit.

Kur pranoni ndonjë fotografi apo video, Data Saver mundëson klikimin për shkarkim në vend të shkarkimit automatik të asaj fotografie apo videoje. Kjo ndodh vetëm kur përdoren të dhënat e celularit; nëse pajisja është e lidhur me rrjetin WiFi, atëherë aplikacioni do të vazhdojë të shkarkojë fotografitë dhe videot në momentin kur i hapim ato.

Gjithashtu, mund të shohim edhe se sa të dhëna janë ruajtur dhe këto të dhëna mund t’i rivendosim. Duket se Facebook për momentin këtë funksion është vetëm duke e testuar, por ende nuk dihet se kur do ta lansojë për të gjithë përdoruesit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohet telefoni i parë i “Porsche Desing”

Quhet Porsche dizajn Huawei Mate 9 i cili vie më një pamje ...