U dhunua barbarisht nga 3 persona, biznesmeni libanez rikthehet në Shqipëri, ja pse

fadi-mitriBiznesmeni amerikano-libanez, Faad Mitri, u detyrua të largohej me barrelë nga Shqipëria pasi u dhunua barbarisht nga 3 persona. Një fatkeqësi familjare, kanë bërë që ai të rikthet aty ku u dhunua. Pritet që neër ai të zbresë në aeroportin e Rinasit.

Mitri rikthehet në Shqipëri, pasi është ndarë nga jeta nëna e tij e cila jetonte në Tiranë. Biznesmeni amerikano-libanez, pritet sipas burimeve që të marrë pjesë në ceremoninë kishtare që zhvillohet në ora 11:00, në Kishën Orthodhokse në Tiranë, e mandej në ceremoninë mortore të nënës së tij që do zhvillohet tek varrezat e Tufinës.

Nuk dihet nëse pas lamtumirës së fundit për nënën e tij, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë apo do të largohet menjëherë.

Vetëm pak ditë pas dhunës barbare ndaj biznesmenit amerikano-libanez, kompania e tij u tërhoq zyrtarisht nga investimi gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.

Kompania Omnix Albania deklaroi madje se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri. Ajo u shpreh se akti i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Futi në sherr Bashën me Fevziun, Leonardo Nika ”kthen sytë” tek kryeministri, e ‘’thumbon’’ rëndë

Leonardo Nika, dikur anëtar i Partisë Socialiste prej 17 vitesh, por tashmë ...