"Escobari i Ballkanit", mediat greke: Agjentët amerikanë të DEA ishin në Tiranë

Aktualitet

klement-balili"Escobari i Ballkanit", shqiptari Klement Balili, ka pushtuar sërish faqet e para të mediave, jo vetëm brenda vendit, por dhe më gjerë.

Balili u shfaq dje për herë të parë, pas shumë akuzave të hedhura ndaj tij për trafikun e drogës. Ai fliste për një media greke, ku rrëzonte akuzat, duke i cilësuar ato politike dhe të qëllimshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, gazeta greke “Kathimerini” ka bërë një reportazh ditën e sotme për sasitë e mëdha të drogës që hyjnë në Greqi nga Shqipëria, e që më pas trafikohen në të gjithë Evropën.

Mes reshtave, gazeta greke duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se disa ditë më parë në Tiranë kanë qenë agjentë amerikanë të DEA-s të zyrës në Athinë, shkruan Syri.

Reportazhi i “Kathimerini”:

Fundi disa mujor i hetimeve të policisë ishte më 20 tetor, kur pas orës 12:00 agjentë të anti-drogës bastisën një magazinë në aksin Athinë-Lamia ku u gjetën të fshehura 1 ton e 669 kg hashash. Brenda magizinës u kapën tre anëtarë të rrjetit të drogës. Midis tyre një 46-vjeçar shqiptar nga Himara, i cilësuar si “truri” i kësaj organizate. Nga dëshmitë e të arrestuarve, ata eksportonin marijuanë me kamionë frigoriferë në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Droga me vlerë 7 milionë Euro ishte transportuar gradualisht nga Shqipëria në Greqi javën e fundit përpara arrestimeve.

46-vjeçari konsiderohet një “lojtar” i fuqishëm në fushën e trafikimit të hashashit nga Shqipëria në Evropën Qëndrore. Gjatë marrjes së tij në pyetje, ai mohoi që të ishte “truri” i rrjetit të drogës dhe pretendoi se kishte marrë udhëzime telefonike nga një bashkëpunëtor shqiptar në Holandë me emrin ‘John’.

Dokumenti sekret

Dokumenti sekret i përgatitur nga kreu i sektorit të narkotrafikut në Greqi, thekson se anëtarët e rrjetit krijojnë shoqëri virtuale transporti në Greqi, Bullgari, Austri dhe Holandë, përmes të cilave sigurojnë trafikimin e drogës.

Në maj të 2016 u arrestuan në Zakyntho grekë dhe shqiptarë dhe u sekuestruan 650 kg hashash me prejardhje nga Shqipëria, që do të ekstradoheshin në Norvegji përmes Greqisë. “Truri” i trafikut, sipas policisë greke, ishte një 50-vjeçar shqiptar banues në Belgjikë dhe 46-vjeçari shqiptar Klement Balili, banues në Sarandë.

I pari u zbulua nga policia belge, kurse i dyti njihet mediatikisht si “Eskobari i Ballkanit” ndaj të cilit ka një urdhër arresti ndërkombëtar dhe që qëndron i fshehur në Shqipëri.

Informacione për “Kathimerini” thonë se ditët e fundit vizituan Tiranën agjentë amerikanë të DEA-s, që ndodhen me seli në Athinë.

ME TE LEXUARAT