Papa shpall Ernest Simonin (Troshanin) Kardinal. I dyti pas Mikel Koliqit

kardinaliiiDy vite pasi dëgjoi rrëfimin prekës dhe i puthi duart meshtarit që i mbijetoi regjimit komunist, Papa Françesku e shpall kardinal nderi priftin shqiptar, Ernest Simoni, njohur ndryshe si Ernest Troshani.

“Jam i lumtur t’iu njoftoj se të shtunën, më 19 nëntor, do të mbledh Këshillin e Kardinalëve për të emëruar 13 kardinalë të rinj nga 5 kontinentet. Ardhja e tyre nga 11 kombe shpreh universalitetin e Kishës dhe dëshmon mëshirën e Zotit në çdo cep të globit. Pjesëmarrja e kardinalëve të rinj në Dioqezën e Romës dëshmon lidhjen e pandashme të Selisë së Shën Pjetrit me kishat katolike nëpër botë. Kolegjit të Kardinalëve do t’i bashkohet edhe një prift, që ka dhënë një dëshmi të qartë të krishterë: dom Ernest Simoni, prift i Dioqezës Shkodër-Pult”, tha Papa Françesku.

Kliko per me shume info

Në moshën 88-vjeçare, dom Ernesti bëhet kardinali i dytë nga Shqipëria, pas Mikel Koliqit të emëruar nga Papa Gjon Pali i dytë.

Ky është një titull nderi, pasi për shkak të moshës, Simoni (Troshani) nuk mund të marrë pjesë në konklava. Por me emërimin e tij kardinal nderi, Vatikani vlerëson edhe njëherë sakrificat dhe martirizimin e klerit katolik në Shqipëri.

Vet Simoni (Troshani) i ka mbijetuar kalvarit të gjatë të mundimeve që nisën Krishtlindjen e vitit 1963, dhe pas 28 vitesh burgu, torturash e persekutimit, vazhdoi misionin e tij të shenjtë në demokraci, me pajtimin e gjaqeve në veri të vendit, duke shërbyer në Dioqezën Shkodër-Pult.

Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françesku i bën Shqipërisë, përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.