Eprori anglez i UÇK-së: Jam anglez, por zemra më rrah shqip

eprori-uckUshtaraku legjendar britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, ekskluzivisht ka folur për Info Magazine të Klan Kosovës.

Harrison ka thënë se sa herë vjen në Kosovë ndjehet shumë i përulur, sepse përkundër se nga kombësia është anglez, ai ndjehet shqiptar.

“Në Facebook kam shkruar se unë veç jam në shtëpi, kthimi në Kosovë do të thotë shumë për mua. Gjaku im është anglez, por zemra ime rrah për Kosovën”, ka thënë Harrison.

“Mënyrë si më kanë pritur këtu më ka bërë gjithmonë të ndjehem i përulur. Njerëzit në Facebook më shkruajnë se ‘ti je një legjendë’, por unë them se unë jam vetvetja, të gjithë ata që veshën uniformën janë të njëjtë, unë jam vetëm pjesë e një armate të madhe siç ishte Ushtria Çlirimtare të Kosovës”.

“Pas kthimit kam rindërtuar jetën time atje, ishte e vështirë, por mendoj se kam bërë diçka që ia ka vlejtur shumë kur kam ardhur këtë në luftë”.

“Ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme dhe ajo e ka parë se si janë kosovarët, pranimi i certifikatës si veteran i luftës nga kryeministri Isa Mustafa dhe nderi që mu ka bërë e njohja që mu ka bërë ka qenë një ndjenjë shumë e mirë”.

“Në dallim me Kroacinë ata nuk kanë njohur asnjë nga ushtarët e huaj, por ajo certifikatë është e vendosur në murin tim dhe kushdo që vjen e sheh atë fotografi”, transmeton lajmi. Harrison gjatë luftës ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufoma-prishtine

Një person qëllohet me armë në Prishtinë

Një persona është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar për ...