EMRAT/ Prangosen dy biznesmenët në Burrel, vidhnin energjinë

28
Kliko per me shume info

energjiDy pronarë biznesesh kanë rënë në pranga të policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Në sajë të operacionit të përbashkët polici- OSHEE janë goditur tre raste të vjedhjes së energjisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Policia Mat sëbashku me punonjësit e OSHEE-së kanë ushtruar kontrolle për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ku si rezultat i këtyre kontrolleve ka rezultuar se tre objekte biznesi furnizoheshin me energji në mënyrë të paligjshme.

Burime të policisë bëjnë me dije së në pranga kanë rënë Baftjar Përlesha, pronar i një lokali Bar-Kafe dhe Naim Suçi, pronar i një loto Sport – Kafe, të dy banues në Burrel, ndërsa është shpallur në kërkim A.K, 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali Bar – Restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here