Eneda Tarifa nxjerr mllefin: Disa këngëtare mund të ishin aktore porno!

eneda-tarifaE ftuara e radhës në emisionin “Thumb” në Top Channel, në rubrikën e intervistës, ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa. Prej dy javësh, Eneda nuk është më prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Këngëtarja ka rrëfyer për “Thumb” se tashmë po i përkushtohet më shumë muzikës. E pyetur nga dy gazetaret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, nëse i vjen keq kur shikon që nuk ka një lloj filtri në botën e muzikës dhe në televizionet muzikore, Eneda është shprehur se nuk i vjen keq fare pasi ne e meritojmë këtë gjendje.

Kliko per me shume info

“Nuk kemi kritikë të mjaftueshme në art. Ne konsormohemi, kemi frikë të flasim, të shajmë. Edhe kur kritikohemi na vjen keq, edhe kur kritikojmë. Shqipëria është e vogël, këta njerëz i ke gjithandej dhe mund të të prishin punë se ne jemi hakmarrës. E gjitha kjo shkon në një vorbull që nuk e ndalon dot. Hierarkitë jashtë njihen të gjitha. Nëse thua shtëpi diskografike, nënkupton profesionistë. Aty brenda duhet t’i kesh të gjitha, moshën, talentin, bukurinë, pastaj lançohesh në art. Këtu, nëse të shkrepet të bëhesh këngëtare, bëhesh. Disa mund të ishin shumë mirë si aktore seksi apo sensuale. Njerëzve nuk u vë dot korniza, por duhet të ketë disa kritere artistike”,­ është shprehur këngëtarja./blitz.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here