Lajmi Fundit/ Gjykata e Lartë lë të lirë Elvis Rroshin, ja vendimi përfundimtar për kryetarin

elvis-roshiiLihet i lirë kryetari i Bashkisë Kavajë pas skandalit të përfshirë. Elvis Rroshi i akuzuar për fshehjen e 5 emrave të ndryshëm të përdorur në vendet e BE-së, u lirua nga Gjykata e Lartë ka vendosur për të detyrim paraqitje. Në qershor Gjykata e Tiranës dha masën arrest shtëpie për Elvis Rroshin ndërsa në korrik Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, teksa kreu i Bashkisë Kavajë kërkoi shfuqizimin e kësaj mase dhe kthimin në detyrë. Elvis Rroshi akuzohet se ka përdorur 5 emra të rremë në vende të ndryshme të BE-së, të cilat nuk ishin deklaruar në formularët e dekriminalizimit.

Ndërkaq duke komentuar vendimin, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se: “Ky vendim tregon që organet e drejtësisë kanë reflektuar dhe kanë vendosur drejtësinë në vend”.

Kliko per me shume info

Raportimet tregojnë se kryetari i Bashkisë Kavajëdo të jetë i detyruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në Prokurori deri në mbylljen e hetimeve. Prokuroria e akuzoi atë për fshehje dhe mosdeklarim të dhënash në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata fillimisht caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.

 

Emrat që Roshi përdorte ishin: RROSHI Ervin, RROSHI Elvis, HALLULLI Baskim, RROSHI Enver, PROSHI Enver. Prokuroria e Tiranës, e cila po heton Elvis Rroshin, deklaroi se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të Drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran, respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

 

“Gjithashtu, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, deklaroi Prokuroria

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here