Eljo Hyska kryetari i ri i FRESSH, urimi emocionues nga vëllai Turjan Hyska

turjan-hyska-eljoForumi Rinor i Partisë Socialiste pas disa fazash ka zgjedhur Eljo Hyskën në krye. Me 10 182 vota në total Hyska ka lënë pas me një diferencë prej 2000 votash Shpat Kolgegën, i cili së bashku me Elsamed Mukaj u zgjodhën nën kryetarë të forumit.

Urimet për Eljon nuk kanë munguar qoftë nga ana e deputetëve qoftë edhe nga të rinjtë e forumit. Ndërsa urimi më i veçantë dhe emocionues i është bërë nga vëllai i tij këngëtari dhe prezantuesi Turjan Hyska.

Kliko per me shume info

Turjani ka postuar në rrjetin Instagram një fotografi të Eljos të cilën e shoqëronte me shkrimin: “Dikush atje sipër është krenar për ty”, duke nënkuptuar krenarinë që ndien babai i tyre i cili nuk jeton më.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here