“Më tha se është gati të më blejë X6, por …”! Rrëfehet Eliona Pitarka

elionapitarka-3-640x400Jemi mësuar ta shikojmë në rolin e koketës, femrës fatale që fiton gjithçka vetëm prej pamjes seksi që ka. Por Eliona Pitarka vjen në këtë rrëfim për të treguar të përditshmen e saj. “Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj”, tregon ajo për propozimet që i vijnë.

Janë të shumtë meshkujt që i ofrojnë një jetë luksi në këmbim të një marrëdhënieje me të. Megjithatë aktorja shpreh se ka zgjedhur të bëjë një jetë normale. Pranon të komentojë edhe fotot që qarkulluan pak kohë më parë, ku bukuroshja shfaqej duke blerë rroba të përdorura. Sipas Elionës, komentet janë të tepërta, pasi nuk ka asnjë lloj kompleksi në jetën që bën.

Si po ecën ky sezon i “Apartamenti 2XL” për Elionën?

Gjithçka po shkon më së miri. Ky është sezoni i dytë i “Apartamentit” dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Audienca është rritur goxha dhe janë të shumtë ata që na shkruajnë për të na komplimentuar për punën që bëjmë. Unë si Eliona, si një aktore e re, jam goxha në rritje.

Mendoni se është rritur audienca edhe prej Elionës?

Këtë nuk më takon mua ta them, por gjithsesi duhet thënë. Faktikisht edhe aktorët e “Apartamenti 2XL”, e thonë shpesh si me shaka, që prej meje është rritur audienca. Mua më vijnë vetë mesazhe pa fund, që më thonë se, që kur kam ardhur unë, kanë filluar ta shikojmë shfaqjen. Vihet re edhe te numrat që hidhen në “You Tube”. Kur jam unë protagonistja e një numri, ka më shumë klikime, kjo është e dukshme, ndaj nuk e mohojmë dot këtë pjesë.

Ka ndërmend Eliona ta provojë veten si aktore edhe në skena të tjera, jo vetëm tek “Apartamenti”?

Vetëm para dy ditësh më ka ardhur një ftesë për një film. Ideja për t’u bërë aktore ka qenë që e vogël, por nuk e kam parë veten kurrë si aktore humori, pasi ftesa për tek “Apartamenti” erdhi shumë spontanisht. Gjithnjë e kam parë veten si aktore në kinema.

A do t’ju shikojmë gjithnjë në rolin e femrës fatale, që josh?

Ky ka qenë fillimi i karrierës sime si aktore. Kam pasur rolin e një femre që sapo futet në shtëpi, provokon dhe nxit debate të ndryshme. Por absolutisht nuk e shikoj veten në këto role. Unë jam tip impulsiv, ndaj mendoj se do të më rrinin mirë edhe rolet aksion.

Ndërkohë, pak ditë më parë shumë interes pati një status i juaji teksa thoshit se bënit një jetë të thjeshtë dhe s’keni dashnor me “X6” që t’ju mbajë. Çfarë ndodhi që shpërthyet me këtë status?

S’e nisa statusin për të pasur një jehonë të tillë, edhe pse në fakt kështu ndodhi. Kur je person publik, mësohesh me komente pozitive dhe negative, por po ndihesha keq. Shikoja komente dhe mesazhe që më vinin, ku më thoshin ‘pse hiqesh sikur bën një jetë luksoze?’. Në fakt, unë s’e kam bërë kurrë këtë. Ju mund të thoni ‘pse e ekspozon trupin aq shumë?’, dhe keni të drejtë, por jo për një jetë luksi, që unë kurrë s’e kam pretenduar. Asnjë postim imi nuk tregon që unë bëj jetë pasanikësh. Ndaj dhe bëra statusin. Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj. Në fakt, unë s’jam ajo që shihni në ekran. Unë në rol jam femra provokuese, që bën gjithçka, femra që mund të shesë edhe veten. Ndërsa në jetën reale jam totalisht ndryshe. Asnjë aktore s’është e pasur, që të jem unë, kam thjesht një pagë të mjaftueshme. Ndaj dhe shkrova që nuk kam dikë me “X6” që të më sponsorizojë. Unë udhëtoj me autobus, dhe bëj gjithçka si moshataret e mia. Në fakt mendojnë se femrat e bukura kanë një sponsor, ka shumë të tilla, por unë s’jam e tillë.

Bëni aq jetë të thjeshtë sa ia lejoni vetes që, edhe pse personazh publik, të blini te “gabi”?

Po, unë e kam thënë, komentet janë ekzagjeruar pa fund, por unë e kam thënë gjithnjë që bëj një jetë normale. Nuk kam komplekse fare.

Megjithatë duhet të jenë të shumtë meshkujt me “X6” që të propozojnë…

Po, më vijnë shumë mesazhe, edhe nga më vulgaret. Për shembull më kanë thënë që “e vlerësojmë faktin që je e thjeshtë, por unë jam gati të të blej një ‘X6’, ose të të shëtis ku të duash ti”, gjëra të kësaj natyre.

A ke dikë në krah?

Jo, jam vetëm.

Një femër kaq e lakuar, pse është vetëm?

Thashë që jam vetëm, por nuk do doja t’i tregoja arsyet. Dhe në fakt, është hera e parë që po pranoj që jam vetëm.

A ka ndonjë personazh VIP, biznesmen, politikan që të ka bërë një propozim “të pisët”?

Ndoshta kohët e fundit janë treguar më të kujdesshëm. Duke qenë se kanë qenë të shumta personazhet që i kanë demaskuar, siç duket kanë filluar të ruhen. Akoma s’kam marrë ndonjë propozim nga personazhe të njohur./Bluetooth/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Forma bombastike dhe seksi, Kylie Jenner tregon më shumë seç duhet(Foto)

E vogla e Kardashian- Jenner ‘’shpërthen’’ së fundmi. Në një natë romantike ...