Elbasan, i ofron rryshfet policit, arrestohet shoferi i kamioncinës

pol-rrugoreArrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Misir Boja, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës.

Kliko per me shume info

Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 244 dhe 180 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here