“El Classico” e parë e shokon Anglinë!

el-clasicoKur presidenti i La Liga publikoi orarin e “El Clasico” së parë të këtij kampionati, ai ka fituar antipatinë e tifozëve të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyeja? Njoftimi i bërë mbrëmë në “El Larguero”, emision i “Cadena SER”, se Barcelona-Real Madrid do të përballen në “Camp Nou”, të shtunën, më 3 dhjetor, në orën 16:15. Ky orar do të parandalojë shikimin e kësaj supersfide nga tifozët britanikë dhe, në veçanti, nga abonentët e “Sky Sport”, i cili zotëron të drejtat e transmetimit të La Liga në Mbretërinë e Bashkuar.

Kliko per me shume info

Shpallja e orarit të “El Clasico” nga Javier Tebas ka mbërritur shpejt në Mbretërinë e Bashkuar dhe këtë mëngjes, “Mirror” e ka konsideruar në edicionin e vet online si lajm të keq për tifozët në ishull. “El Classico” nuk do të jetë në televizionet britanike përsëri, për shkak se orari i fiksuar për ndeshjen Barcelona-Real Madrid përplaset me Premier League,” – thotë gazeta në fjalë.

Ndër traditat e veta, futbollit britanik mban një veto ndalimi të transmetimit të ndeshjeve të këtij sporti në televizion, në periudhën kohore 14:45 – 17:15 (koha sipas Anglisë).

Masa është sponsorizuar nga Federatat e Futbollit të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, me qëllim për të ruajtur pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume, sepse ndeshjet në ishull zakonisht planifikohen të shtunave, në 15:00, sipas orës lokale. Një paralele si me porosi, e humbur tashmë në Spanjë, e cila ka vendosur për të luajtur të dielave, në ora 17:00.

Për këtë arsye, orari 16:15 (15:15 sipas orës në Angli), i shpallur nga Javier Tebas për “El Classico” e parë sezonale në Spanjë, i ndalon fansat britanikë ta shohin e ta përjetojnë në televizor përplasjen e parë të këtij kampionati mes Barcelonës dhe Real Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.