Data dhe ora/ Ja kur ndeshen të fuqishmit, "El Clasico" zbret në fushë më ...!

Sport

El Clasico, Barcelona kalon në epërsi ndaj Realit‘El Clasico’, ndeshja që mban mbërthyer para ekraneve miliona fansa të futbollit dhe jo vetëm, rikthehet sërish këtë sezon. Barcelona dhe Real Madrid këtë vit takimin e parë do ta zhvillojnë në stadiumin Nou Camp.

Kryëtari i La Liga-s spanjolle, Javier Tebas ka publikuar të dhënat e para rreth derbit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“El Clasico do të luhet më 3 dhjetor, në ora 16:15”, tha ndër të tjerash Tebas për Cadena Ser, ndërsa ndeshja do të jetë e vlefshme për xhiron e 14-të të ligës elitare spanjolle.

Real Madrid deri më tani ka tre barazime në kampionat, ndërsa Barcelona ka humbur dy herë.

Kujtojmë se në takimin e fundit të zhvilluar në Barcelonë triumfoi Real Madridi me rezultat 2:1.

ME TE LEXUARAT