Shkaktoi vdekjen e 84 vjeçares italiane, ekstradohet në Itali i riu shqiptar

UntitledNgjarja e rëndë e 21 qershorit të vitit 2015 e moshuarës Mariangela Prandi, 84 vjeçe gjendet në banesë e vdekur. I dyshuar për këtë vdekje një shqiptar, 20 vjec, u mbet për tu hetuar. Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë të riun Dorian Gjoka, i akuzuar për disa grabitje si dhe vrasjen e të moshuarës. 20-vjeçari është autori i pestë i grabitjes, që përfundoi me vdekjen e të moshuarës. E moshuara Mariangela Prandi, një grua e varfër dhe mezi arrinte të nxirrte fundin e muajit. Mësohet se ajo ishte e dashur me të gjithë e për këtë arsye fqinjët e ndihmonin. Nga dëshmitë e fqinjëve, doli në dritë se gruaja kishte organizuar një festë modeste me fqinjët, pasi kishte fituar lotarinë, plot 4300 euro.

Dy persona me precedentë penale, italianët Giuseppe Annacarato, 33-vjeç dhe Cristiano Quaglia, 38-vjeç, pasi ishin informuar për paratë që kishte fituar e moshuara njoftuan bandën e tre shqiptarëve të specializuar në grabitje.
Dorian Gjoka, Pashk Pjetri dhe Zef Ndreca u futen në banesë të moshuarës, e lidhën, grabitën çfarë mundën dhe u larguan.
E moshuara arriti të zgjidhej dhe teksa përpiqej për t’i ndjekur u rrëzua në shkallë duke përplasur kokën dhe duke vdekur në çast.
Pashk Pjetri dhe Zef Ndreca së bashku me dy italianët u arrestuan pas disa kohësh nga ngjarja, ndërsa Dorian Gjoka arriti të largohej në Shqipëri

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruja-thonjte

Tiranë, në kërkim gruaja “e tmerrshme”, shpoi gomat e katër makinave

Policia e Tiranës ben me dije ne komunikaten ditore te saj se ...