Efektet shokuese! Ja pse nuk duhet të përdorni telefonin përpara se të flini gjumë

Teknologji

telefonat-nokiaSipas një studimi të ri, telefonat celularë po shkaktojnë efekte me pasoja të rënda sa i përket gjumit tek të rinjtë. Adoleshentët nuk kanë pasur kurrë më parë një gjumë më problematik se sa në kohët e sotme dhe kjo si rezultat i përdorimit të telefonit celular përpara gjumit.

Ky studim ka nxjerrë në pah edhe efektet negative që u vijnë të rinjve nga ky fenomen. Ata flenë pak, zgjohen disa herë gjatë natës, si dhe gjatë ditës ata ndihen të lodhur dhe të përgjumur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Montreal-it, nuk është rastësi që kjo është gjenerata më e varur deri më sot nga rrjetet sociale. Studiuesit zbuluan se adoleshentët që ishin të prirë për të folur në telefon apo për të shkruar mesazhe përpara se të flinin, kishin mjaft probleme shëndetësore.

“Mediat elektronike janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një pjesë e rëndësishme e jetës së të rinjve, duke u përdorur shpesh edhe para gjumit”, tha Jennifer O’Loughlin, një studiues në Universitetin e Montrealit.

Në studim u morën nxënës të moshës 14-16 vjeç, e nga analizat e bëra rezultoi se përqindja më e madhe e të tyre e kalonin kohën e tyre më tepër duke përdorur pajisjet elektronike, lojërat e ndryshme, ndërsa leximi dhe aktivitetet fizike ishin ulur ndjeshëm.

ME TE LEXUARAT