Tiranë, dëshmon në gjyq i mbijetuari i atentatit me pagesë

Aktualitet

deshmitariGjykata e krimeve të rënda pyeti si dëshmitar shtetasin Edmond Çakmashi, person i plagosur në tentatin e vrasësve me pagesë që po gjykohen pranë kësaj gjykate.

Dëshmia e Çakmashit, u dha në procesin penal qe po zhvillohet ndaj të pandehurve të akuzuar si “vrasës” me pagesë të drejtuar nga i pandehuri Admir Tafilit, i dënuar me disa burgime të përjetshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para gjykatës, Çakmashi pranoi ngjarjen e ndodhur më 4 shtator të 2014 ku mbeti i plagosur por tha se nuk i njihte autorët dhe personat që kanë porositur vrasjen e tij.

Për këtë ngjarje, ka rrëfyer i penduari Kristi Pine, i cili ka pranuar se është porositur për të vrarë Edmond Çakmashin.

Banda e drejtuar e kryesuar nga Tafili dhe e drejtuar nga burgu, dyshohet se ka kryer disa vrasje e plagosje me pagesë, për të cilat po gjykohen.

ME TE LEXUARAT