"Mirë ti bëhet kalecit!", reagon e afërmja e policit që lufton me vdekjen

Aktualitet

aksidenti-lacNjë aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Lezhë. Djali i kreut të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhit, Kejvi Bardhi përplasi një automjet policie duke plagosur rëndë efektivin e Policisë.

Kejvi Bardhi, pas aksidentit jo vetëm që nuk i ofroi ndihmë policit të plagosur rëndë, por braktisi dhe ata dy persona që kishte në mjet, duke u larguar nga vendngjarja.

Mirëpo, ky lajm është parë nga shumë komentues ndryshe. Në rrjetet sociale ka një lumë sharjesh dhe një përkrahje të autorit të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu, shumë shkruajnë “Mirë ja bërë kalecit”, duke përkrahur Keijvi Bardhin dhe këta komentues nuk janë të paktë.

aksidenti-lezhe

E pikëlluar dhe e fyer nga këto komente, një afërme e policit që lufton me vdekjen ka reaguar për Jeta Osh Qef, ku më së shumti ka patur nga këto komente.

Ajo shkruan se është prekur nga këto komente për policin, që e identifikon me emrin Leka. E afërmja tregon se makina e Policisë ishte jashtë rruge dhe jo në të.

“Leka është një njeri i thjeshtë dhe të gjithë kanë respekt për të. Ai punon dhe në fund të muajit paguan një kredi. Nuk e di se si do të ndjehen fëmijët e tij po të lexojnë nga këto mesazhe”, shkruan ajo.

DISA KOMENTE KUNDER POLICIT

ME TE LEXUARAT