Dyshime per sulm kimik, evakuohet selia e Hillari Klinton

clinton39-640x340Selia e fushatës së Hillary Clinton në Bruklin është evakuuar për shkak të zbulimit të një pluhuri të bardhë në një zarf, i cili është dërguar të premten në zyrën e Manhatanit të Clinton, ku është hapur në orën 17:00 nga dy stazhistë.

Këta të fundit e kanë dërguar pastaj në selinë e fushatës në Bruklin.

LEXO EDHE:  Edhe Kim Jong-un ka ndienja, viziton të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kore
Kliko per me shume info

Policia bën me dije se katër persona janë ekspozuar nga pluhuri i bardhë. Substanca pastaj rezultoi jo e rrezikshme, ndonëse priten analiza të tjera.

Policia e Nju Jorkut ka hapur menjëherë një hetim: “Pluhuri nuk është i rrezikshëm. Hetimet paraprake kanë verifikuar që testi ka dalë negativ sa u takon substancave të rrezikshme”, – kanë shpjeguar krerë të policisë, duke saktësuar që Departamenti i Shëndetit po zhvillon hetime për të përcaktuar natyrën e substancës, transmeton Shqip.

LEXO EDHE:  Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm

“Për momentin mund të përjashtojmë faktin që pluhuri ka pasur natyrë të dëmshme apo vdekjeprurëse”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here