Vlerësohet me çmimin “Nobel” dhe … hesht! Shpërthen juria: Arrogant!

cmimi-nobelAkademikët e Suedisë po fillojnë të shfaqin shenja mërzie me mungesën e një përgjigjeje nga fituesi i çmimit Nobel në Letërsi, Bob Dylan.

“Nëse nuk do të baht i gjallë shpejt, do të thoja brenda muajit të ardhshëm, do ta konsideroja atë të vrazhdë dhe arrogant,” ka thënë, një nga anëtarët e jurisë së çmimit, Per Waestberg.

Për momentin legjenda 75 vjeçare e rrokut amerikan ka injoruar plotësisht Akademinë suedeze. Ai është i angazhuar në një tur muzikor dhe nuk ka bërë asnjë koment për çmimin Nobel.

Akademia suedeze i pati dërguar një ftesë në ceremoninë e dhënies së çmimit më 10 shtator, por nuk mori asnjë përgjigje.

Dylan ka fituar disa çmime , por i ka shmangur ceremonitë publike, siç ndodhi në vitin 2010 kur iu dha Medalja e Artë e Arteve Amerikane.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

Një i moshuar është kthyer në një hero për banorët e Wuxi ...