I keni parë këta dy persona? Lajmëroni menjëherë policinë!

45
Kliko per me shume info

ne-kerkim-prizrenDrejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon nga qytetarët të cilët mund të kenë njohuri për vendqëndrimin e dy personave të dyshuar të cilët janë në kërkim për vepra të ndryshme penale kryesisht vjedhje dhe grabitje të njoftojnë policinë e Kosovës përmes telefonit 192 ose stacionin më të afërt.
Bëhet fjalë për Ambroz Pjetër Morina i lindur në vitin 1982 dhe Driton Ali Bytyqi i lindur më 1985.

Policia ka njoftuar se sipas hetimeve të gjertanishme, dyshohet se të dyshuarit i takojnë një grupi të organizuar prej katër apo më shumë personave të cilët kanë kryer shumë vjedhje të rënda gjithandej e ndër to edhe grabitjen e armatosur dhe me maska në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini” që pati ndodhur rreth mesnate të datës 06 tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabitur një shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta.

Kliko per me shume info

Policia ka arritur që dy të dyshuar nga grupi të arrestohen ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Sipas informatave që i posedon polica, të dyshuarit janë të armatosur dhe të dhunshëm. /kp/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here