Dy burra e ngacmojnë seksualisht në urban, 28-vjeçarja njofton policinë, prangosen maniakët

dyburraNgacmimi i një gruaje të re ka çuar në pranga dy meshkuj, një burrë në moshë dhe një më të ri. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Tiranës, në Shkozë ku dy burrat kanë ngacmuar seksualisht 28-vjeçaren me iniciale H.N., e cila ka bërë edhe denoncimin në polici.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, efektivë të komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga 60-vjeçarin F.L. dhe 46-vjeçarin S.H., të dy banues në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Mësohet se 28-vjeçarja po priste autobusin në një stacion në Shkozë kur është ngacmuar nga dy burrat me fjalë dhe verpime por ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur duke lajmëruar policinë, e cila i ka vënë prangat.

Rastet e ngacmimeve në urbane janë të shumta dhe jo pak të tilla janë publikuar disa herë në media e rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.