Durrës, shkoi për seks me pagesë, e grabitën e shantazhuan të riun

policia-durresNjë i ri ka shkuar për të bërë seks me një vajzë kundrejt pagesës, por ka rënë pre e një grabitje dhe shantazhi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës dhe raportohet se policia ka shpallur në kërkim një të ri.

E gjithë ngjarja ka nisur një ditë më parë. Burime nga policia thonë se kanë nisur hetimet për të riun me inicialet E. Ç, sepse në orën 17:30 të ditës së djeshme , në lagjen nr. 13, Durrës, në banesën e një vajze të paidentifikuar dyshohet se ka grabitur 28-vjeçarin me inicialet A. Xh., nga Kavaja.

Në denoncimin e bërë në polici, i riu nga Kavaja ka treguar se kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar, kur i kanë marrë 1 telefon, si dhe i kanë kërkuar 280 euro për të mbyllur problemin në polici.

Pas denoncimit, policia thotë se ka nisur hetimet për kapjen e personave të dyshuar.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...