Durrës, nuk do të legalizohen objektet që ndodhen pranë lumit Erzen

Kliko per me shume info

UntitledViktimë e lumit Erzen, disa objekte afër tij janë në gjendje të mjerueshme. Një pjesë e mirë e tyre nuk do të legalizohen. Bëhet fjalë për rreth 500 objekte të ngritura përgjatë lumit që nuk janë kualifikuara, pasi janë të rrezikuara nga përmbytjet. drejtori i aluizni-t në Durrës, Flamur Gjuzi, sqaroi se për shkaqe sigurie banesat janë përjashtuar nga procesi i legalizimeve.
Për këtë problem ka folur drejtori ALUIZNI-t Flamur Gjuzi: Po bashkëpunojmë me bordin e kullimit për të marrë konfirmimin e tyre nëse rrezikojnë. “Nëse kanë largësi 100 metra nga lumi Erzen nuk ka nevojë të marrim konfirmimin e bordit të kullimit pasi janë konform ligjit të legalizimit, por nëse janë nën 100 metra për çdo objekt marrim konfirmim nga objekti i kullimit i cili do të na konfirmojë nëse cënojnë shtratin e lumit Erzen apo jo”

Viktimë e përbytjeve në janar, këto objekte janë në gjëndje jo të mirë. Bashkia e Shijakut thotë se ka një projekt për rehabilimit e lumit Erzen dhe i bën thirrje ALUIZNI-t që rastet të trajtohen të veçuara, pasi një pjesë e objekteve nuk kërcënohen nga lumi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.