Bajerni mahnitet nga Fabian Duro, publikon shfaqjen e tij

Sport

“Përralla” e Fabian Duros vijoi sot me një tjetër kapitull. Sikurse kishte njoftuar, freestyler-i shqiptar shfaqi talentin e tij para ekipit të Bajernit të Mynihut. Yjet bavarezë shijuan numrat e 28-vjeçarit mëngjesin e sotëm, para fillimit të stërvitjes.

Është vetë Duro që e bën të ditur aventurën e tij me një postim në “Facebook”: “Sot kam bo shfaqe per ekipin e Bayern Munich para stervitjes. Dita me e bukur e jetes time padyshim. U prezantova nga Anceloti per ekipin e Bayern dhe te gjithe lojtaret me perqafuan dhe duartrokiten, mora dhe disa dhurata, kam shum vidio dhe foto qe do postohen ne te ardhmen”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Historia e freestyler-i nga Kruja nisi para dy javësh, kur ai u pikas nga zëvendëstrajneri i Bajernit, Pol Klement, teksa jepte shfaqje në një nga rrugët e Mynihut.

Performancën fantastike të shqiptarit e publikoi edhe vetë klubi i njohur gjerman, teksa me një postim në Twitter shkruan: “WOW! Fabiani zakonisht performon në shëtitoren e Mynihut, por sot ai magjepsi ambientet tona stëvitore.”

Gjithashtu performanca e tij u publikua me video në kanalin zyrtar të klubit në “Youtube”, teksa duke të gjithë yjet e ekipit bavarez teksa sodisin të mahnitur performancën e Fabianit. Në fund, trajneri Ançeloti sfidon spanjollin Tiago Alkantara duke i kërkuar të tentojë të përsërisë të njëjtën gjë. /panoramasport/

https://youtu.be/fAnZur9TTBI

ME TE LEXUARAT