Harrojeni Dubain, ja kryeqyteti që po mahnit botën, tejkalon imagjinatën!

dubaiiiEgjipti do të ketë një kryeqytet të ri, për të cilin është akorduar një shumë prej 45 miliardë dollarësh. 35 miliardë janë akorduar nga dy kompani kineze dhe megaprojekti ndodhet tashmë në fazën e parë.

Plani për kryeqytetin e ri, ende pa një emër, u njoftua në mars të 2015-ës. Qeveria e ndërmorri këtë projekt si zgjidhje për popullsinë tepër të dendur, ndotjen e ambjentit dhe rritjen e kostos së jetesës në kryeqytetin aktual, Kairo.

Kliko per me shume info

“Qyteti i ri do të sigurojë më shumë vende për të jetuar, punuar dhe vizituar.”, thuhet në faqen zyrtare të projektit në internet.

Modeli i qytetit të ri është ekspozuar tashmë në Sharm El Sheikh dhe shfaq një arkitekturë shumë moderne, me një fushë të madhe lojërash sportive, ndërtesa tejet të larta të ndërthurura me ambjente plot gjelbërim.

Kryeqyteti do të zërë një hapësirë prej 700 kilometrash katrorë; po ndërtohet në shkretërirën që gjendej në lindje të Kairos. Është parashikuar të ketë vend për 5 milionë
banorë, mbi 1 milion xhami, fshatra me teknologji të lartë, zona industriale, si edhe një qendër konferencash me 5.000 vende.

Ndërtuesit duan të hyjnë në Guiness: Ky qytet do të ketë parkun më të madh në botë.

Harrojeni Dubain: Kryeqyteti më i ri në botë tejkalon gjithçka që keni parë dhe imagjinuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.