Kapen armë e 24 kg drogë në Vlorë, ja kush janë dy të arrestuarit

Aktualitet

1471427902policia-vloreSekuestron 24 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva ne Vlore. Gjate aksionit policia ka vene ne pranga shtetasit Alfred Vaja, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ervin Cane, 36 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në zonën e Bunavisë, kanë konstatuar një automjet tip "Fuoristradë" me targë AA 937 IX, drejtuar nga shtetasit e mësipërm, të cilët duke mos iu bindur urdhërit të punonjësve të policisë në tentativë për tu larguar, janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 17 kg (kilogram) lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva (3 thasë sintetikë),

- 1 armë zjarri Automatik - model 56,

- 1 krëhër me 27 copë fishekë si dhe 35 copë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm (në total 62 copë fishekë).

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervin Cane, Policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg (kilogram) e llojit Cannabis Sattiva (në një thes sintetik) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Alfred Vaja dhe Ervin Cane, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprave penale si "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

ME TE LEXUARAT