Droga “mbyt” Vlorën, sekuestrohen 324 kg hashash, 1 i arrestuar

drogaaa vlNjë tjetër aksioni i madh është zhvilluar sot në Vlorë, ku janë sekuestruar plot 324 kilogramë kanabis. Nga aksioni ka mbetur i arrestuar një trafikant, ndërsa është shpallur në kërkim tjetri.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Aldrin Ramadani, 25 – vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur 54 – vjeçari me iniciale Z.T., të dy banues në fshatin Tragjas.

Kliko per me shume info

Policia thotë se pas kontrollit të ushtruar në një stallë në këtë fshat, përballë banesës së 54 – vjeçarit kanë gjetur të fshehur në të, një sasi kanabis me peshë totale rreth 269 kilogramë.

Policia ka shpallur në kërkim 54 – vjeçarin si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike dhe thotë se po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 25 – vjeçarit Aldrin Ramadani, po në fshatin Tragjas, policia ka gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike, me peshë prej 55 kilogramë.

Vazhdojnë hëtimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here